Admir Ninta
Pesë Shokët
Alegoria e luftës për pushtet
Shumë kohë më parë, përpara se njerëzit të krijoheshin, pesë kafshë jetonin mbi rruzullin tokësor, qeni, dhelpra, lepuri, miu, dhe milingona. Ata ishin shokë të mirë, por për fat të keq, sejcili prej tyre kërkonte të bëhej sundimtar i Tokës.
" Unë jam kafsha më e fuqishme ", tha qeni, " unë duhet të jem sundimtari ".
" Ti je më i fuqishëm ", tha dhelpra, " por unë jam më dinake, edhe unë duhet të jem sundimtari ".
" Ju jeni të fuqishëm dhe dinakë, por unë jam më i shpejtë", tha lepuri, " unë duhet të jem sundimtari ".
" Ju jeni të fuqishëm, dinakë, dhe të shpejtë, por unë jam më i zgjuar, " tha miu, " unë duhet të jem sundimtari ".
Milingona nuk fliste. Për shkak se ishte tepër e vogël, askush nuk e shihte atë si një rival. Grindja shkoi gjatë, dhe, meqënëse të pesë shokët nuk donin të luftonin me njëri-tjetrin, ata vendosën të udhëtonin për në malin Sinai, të gjenin Perëndinë dhe ti kërkonin që të caktonte njërin prej tyre si sundimtar.Qeni, dhelpra, lepuri dhe miu nuk morën ushqime me vete, ndërsa milingona mori pesë kokrra gruri. Miqtë udhëtuan gjithë ditën, dhe kur erdhi mbrëmja ata gjetën një vend të bukur dhe ranë për të fjetur. Por lepuri nuk mund të flinte. Ai ishte shumë i uritur. Ndërkohë, milingona aty pranë, po përtypte një kokërr gruri.
" Unë jam shumë i uritur ", tha lepuri, " në qoftë se nuk do të ha diçka, do të ngordh nga uria, dhe një nga miqtë e mi do të bëhet sundimtar.Nuk kam zgjedhje tjetër. Duhet të ha një nga miqtë e mi ".
Meqënëse qeni ishtë shumë i madh, dhelpra tepër dinake, dhe milingona tepër e vogël për ta ushqyer, lepuri hëngri miun.Në mëngjes, kur miqtë e tjerë u zgjuan, ata panë se miu ishte zhdukur.
" Çfarë ndodhi me miun? ", tha qeni.
" Ai duhet të jetë kthyer në shtëpi ", tha dhelpra.
" Tradhtari ", tha lepuri.
Edhe pse milingona kishte parë gjithçka, ajo nuk foli.
Natën e dytë, qeni dhe lepuri ranë të flinin, ndërsa dhelprën nuk e zinte gjumi. Ajo ishte shumë e uritur. Milingona, aty pranë, po përtypte një kokërr gruri.
" Unë jam e uritur ", tha dhelpra ", Nëse nuk do të gjej diçka për të ngrënë, do të ngordh nga uria, dhe një nga miqtë e mi do të bëhet sundimtar. Nuk kam zgjedhje tjetër, duhet të ha një nga miqtë e mi ".
Meqënëse qeni ishte shumë i madh, dhe milingona tepër e vogël për ta
ushqyer, dhelpra hëngri lepurin. Të nesërmen, kur qeni u zgjua, ai pa se lepuri ishte zhdukur.
" Çfarë ndodhi me lepurin? ", tha qeni "
‘’Ai duhet të ketë ikur ", tha dhelpra.
" Frikacaku ", tha qeni.
Milingona dinte gjithçka, por nuk foli. Natën e tretë, qenin e mori uria, dhe nuk mund të flinte, ndërsa milingona, si zakonisht, po hante një kokërr gruri. Qenit i shkuan jargët.
" Unë po fikem nga uria ", tha qeni, duke u lëpirë, " nese nuk gjej dicka për të ngrënë, me siguri kam për të ngordhur, dhe dhelpra do të bëhet sundimtare. Unë nuk kam zgjedhje tjetër, më duhet të ha dhelprën’’.
Dhe kështu qeni e hëngri dhelprën. Milingona i pa të gjitha por përsëri nuk foli. Kur erdhi nata e katërt, qenin e mori përsëri uria, dhe vendosi të hante milingonën, por milingona u fsheh nën tokë.Qeni filloi të gërmonte, duke shpresuar të gjente milingonën, por milingona hapi një tunel dhe rrëshqiti pas qenit. Ndërkohë, qeni vazhdonte të gërmonte e të gërmonte, dhe bëri një gropë aq të thellë, sa tani ai nuk mund të dilte më prej andej.
" Ah, sikur miqtë e mi të ishin ende gjallë ", tha qeni me dëshpërim, " ata me siguri do të më kishin ndihmuar ".
Papritmas ai e pa milingonën e vogël në hyrje të gropës, edhe i lehu për ndihmë, por milingona i ktheu shpinën qenit, dhe vazhdoi udhëtimin. Kur arriti në malin Sinai, Perëndia u shfaq në fronin e tij.
" Ju ishit pesë kur e filluat udhëtimin ", tha Perëndia, ". Ku janë katër të tjerët? ‘’
Milingona i tregoi gjithshka.
" Ti u tregove më e zgjuar ", tha Perëndia: " ti mbijetove milingonë e vogël, dhe si shpërblim, nga tani e tutje, ti do të sundosh Tokën. Por, për shkak se nuk fole kur miqtë e tu u masakruan, dhe e braktise qenin në gropë, nga tani e tutje do të hapësh gropa, dhe do të jetosh brenda tyre në përjetësi, si dënim.Në terr do të lindësh, dhe në terr do të ngordhësh, derisa unë të jem Perëndia. Shko tani, milingonë e vogël, dhe mos harro se ata që i hapin gropën shokut, bien vetë brenda.
Dhe që nga ajo ditë milingonat u shumëzuan në numër, u bënë sundimtaret e Tokës, dhe jetuan në gropat e tyre në përjetësi