Adrian Llanaj
Ëndrrat Janë Mushka Të Hazdisura
Ëndrrat janë mushka të hazdisura
Që të qëllojnë me shqelm, janë dhe të bukura
Mbrëmjes ato dalin në kullotë, kur yjet
Shndrin lart në qiell e hëna shënon e plot.
Aty rrotull hënës kullosin, larg nuk shkojnë dot
Këmbët e para penguar i kanë,
Ja pse i shohim sikur vrapojnë-vrapojnë
E kurrë s'mbrijnë dot.
Na lodhin gjumit të thellë
Na çojnë deri përposh,
Rrugëve që kurrë sdo ti shëtisim
U biem kryq e tërthor.
Ëndrrat janë mushka të hazdisura
Pa fe, pa kalorës, të pa hypura janë,
Në shtrat me shpirtin lozin veç me përqafime
Kokrra nga pema magjike, sdo të bien as këtë natë.
Që të qëllojnë me shqelm, janë dhe të bukura
Mbrëmjes ato dalin në kullotë, kur yjet
Shndrin lart në qiell e hëna shënon e plot.
Aty rrotull hënës kullosin, larg nuk shkojnë dot
Këmbët e para penguar i kanë,
Ja pse i shohim sikur vrapojnë-vrapojnë
E kurrë s'mbrijnë dot.
Na lodhin gjumit të thellë
Na çojnë deri përposh,
Rrugëve që kurrë sdo ti shëtisim
U biem kryq e tërthor.
Ëndrrat janë mushka të hazdisura
Pa fe, pa kalorës, të pa hypura janë,
Në shtrat me shpirtin lozin veç me përqafime
Kokrra nga pema magjike, sdo të bien as këtë natë.
Më shumë nga Adrian Llanaj
- Cikli I Jetës
- Njeriu Që Su Bë Dot Dallendyshe
- Bletë Që S'vijnë Më
- Dashuri Në Biçikletë
- Mos I Vrapo Jetës
- Gruaja E Bukur
- Dëshira Të Bukura
- Mendimet
- Njerëz Që Ua Hedhin Fajin Yjeve
- Zemra Dhe Truri
- Lartësia E Jetës
- Cmira Është Gjenetike
- Tej Kësaj Bote
- Maskarenjtë E Vendit Tim
- Do U Kalojë Revolucioni Te Dera
- Fshati Fëmijërisë Së Bukur
Komente 0