>
LETERSISHQIP
Aferdita Beçiri

Dëgjoe Këngën Time

Dëgjoe këngën time, ti
që je në dëshpërim apo dashuri.
Jeta si jeta bën si don vet,
për këtë problemet mos i ke dert.

Përpiqu vetëm jetës sens t'i japësh.
Jetoe kohën duke u munduar
që të japësh maximum dashurie.
Edhepse vet fatin s'e ke shkruar.

Megjithatë ndërroe veten e lëje depresionin-
nëse ai të ka gjetur edhe ty!
Se ke të drejtë të kënaqesh në jetë,
s'i ke faj ndonjë njeriu.

Ndoshta dashuria ty të ka lënë,
ndoshta për atë loton se është me tjetërkënd;
Por as kjo mos të brengosë ty dot,
se nafakën tënde e gjen nesër në mos sot!

Dëgjoe këngën time ti në hall apo dashuri:-
Pranoe jetën ashtu si të vjen.
Por edhe ti kthehu nga ajo pozitivisht.
Ndryshoe veten nëse ke dështuar, fatin sërish e gjen.
Dëgjoe këngën time e tani e tutje gëzo;
Gëzo e veten e ndrysho!