Agim Gashi (Poet)
Unë Dhe Vëllai Im Migrimi...
S'kam faj unë, pse Atdheu përzuri babin tim,
Në malet e Hungarisë, po mundohemi të gjejm shpëtim,
Unë babi motra po ecim maleve në fshehtësi,
Nëpër terr ikim mos të na zë kush, e mos të na kthejnë përsëri.
S'lodhemi duke ecur në shi në borë e në baltë,
E braktisëm Kosovën dheun tonë të ëmbël si mjaltë,
Me valigje në dorë e me fëmijë duke qarë ecin në pambarim,
Oh Zot ku po shkojmë, këtu do vdesim në këtë rrugë të pakthim.
Rrugës më lindi vëllai e pagëzuam me emrin Migrim,
Më dhimbset kur qanë pandalur ky vëllau im,
Oh more vëlla cfarë fat të priu, oh zot nga të ftohti mos ma ngri,
Do të kthemi në Kosovë, të ikim nga kjo e zezë Hungari.
Kam vuajtur shumë duke ec maleve të Serbisë dhe Hungarisë,
Unë jam e vogël s'dua ta lë shkollë as shoqërinë e fëmijërisë,
Vëllai im Migrimi do e gëzoj këtë emër të ekzodit kosovar,
Unë dhe gjithë fëmijë braktisëm atdheun tonë shqiptar.