Agron Tufa
Vampiri
Zhyer me gjak ai ngjit shkallët
dhe bën epokë.
Gjakun ka eliksir, ambroz,
parfum dhe drogë.
Atë ngado e tërheq magneti
i gjakut të ri.
Dehet me avujt e banjës së gjakut
gjer në dalldi.
Nuhat me flegra e tij të ethshme
gjakun abstrakt.
Ngjyrat vdiqën të gjitha në një:
veç bojëgjak.
Iu borën shijet. Mbeti e athëta.
Shija e njelmët.
Cungje fjalësh i dalin me grahma
shurdhër, belbët.
Hapet pamja: gjumi me ëndrra
ku vringëllijnë
skalpelë, çekanë, pinca e gozhdë,
thika që grijnë –
mishin e butë të jetës me britma,
kocka e ashte.
Rit’ i kryqëzimit me shekuj u struk
brenda k’saj kafke.
Si epoka e tij, blanat e gjakut
ka në fytyrë…
Mes farisejsh Senati mban
sot një Vampir.
dhe bën epokë.
Gjakun ka eliksir, ambroz,
parfum dhe drogë.
Atë ngado e tërheq magneti
i gjakut të ri.
Dehet me avujt e banjës së gjakut
gjer në dalldi.
Nuhat me flegra e tij të ethshme
gjakun abstrakt.
Ngjyrat vdiqën të gjitha në një:
veç bojëgjak.
Iu borën shijet. Mbeti e athëta.
Shija e njelmët.
Cungje fjalësh i dalin me grahma
shurdhër, belbët.
Hapet pamja: gjumi me ëndrra
ku vringëllijnë
skalpelë, çekanë, pinca e gozhdë,
thika që grijnë –
mishin e butë të jetës me britma,
kocka e ashte.
Rit’ i kryqëzimit me shekuj u struk
brenda k’saj kafke.
Si epoka e tij, blanat e gjakut
ka në fytyrë…
Mes farisejsh Senati mban
sot një Vampir.