>
LETERSISHQIP

Brenda Ëndrrës

Dua të hyj brënda ëndrrës tënde, të shikoj e ndjej
Si dukem unë nga sytë e tu përgjumur kllapi
Jam duke të puthur, e në qeshje e gaz shpërthej,
Apo lotuar jam, ashtu trishtuar gjithë mërzi.

Nëse ndonjëherë, do të hyje ti në ëndrrën time
Me sytë e mij do të shikoje veten...lulëzuar
A jam unë?-do të thoshe, këtu në ëndërrime
Apo një lule e bukur qënkam...nga ''ai'' dashuruar.