Albert Gojani
Zemër E Dhembjeve
Në zemrën time të lënduar
Dhembjën time
Nuk e lë të vetmuar.
Në brendi të sajë i strehoj
Dhembjet, plagët
Dhe lotët e racës njerëzore.
Kështu dhembjen time
Me ato të miqëve të mi e bashkoj
Duke e ndjerë dhembjen e mikut
Dhembjen time më lehtë e duroj.
Vërtetë, në brendi të zemrës
I mbaj dhembjet njerëzore
Por në shpirt i mbaj virtytet e shenjta
Barërat(ilaçet) qiellore.
Që me butësi
Dhembjet i lehtësojnë
Sëmundjet i shërojnë
Njeriun e gjallërojnë.
Po ju zbuloj fshejtësinë
Për barërat e mija
Ato janë: fjala e ëmbël
Nderimi dhe dashurija.
Dhembjën time
Nuk e lë të vetmuar.
Në brendi të sajë i strehoj
Dhembjet, plagët
Dhe lotët e racës njerëzore.
Kështu dhembjen time
Me ato të miqëve të mi e bashkoj
Duke e ndjerë dhembjen e mikut
Dhembjen time më lehtë e duroj.
Vërtetë, në brendi të zemrës
I mbaj dhembjet njerëzore
Por në shpirt i mbaj virtytet e shenjta
Barërat(ilaçet) qiellore.
Që me butësi
Dhembjet i lehtësojnë
Sëmundjet i shërojnë
Njeriun e gjallërojnë.
Po ju zbuloj fshejtësinë
Për barërat e mija
Ato janë: fjala e ëmbël
Nderimi dhe dashurija.