>
LETERSISHQIP
Albiona Ajeti

Nëna

Nënë, nënë
Sa bukur tingëllon

A ka gjë në botë
Me kaq bukuri,
Se sa emri nënë
Emri që ke ti.

Je me e mira në botë
Diell je ti për mua,
Nëna ime e dashur
Oh sa shume të dua!

Edhe kur kam dhembje
Edhe kur kam gëzim,
Gjej mbështetje tek ti
Ty nënë të kam strehim

Kur rastesisht lëndohem
Kur une marr në thua,
Nënë ti je shërimi
Je mjeke për mua!

Dhe në këtë festë
Nënë që e ke ti,
Me një buqetë lulesh
T'shpreh shumë dashuri!