Albulena Zeka
Kur Buzëqesh Nëna Ime
Kur buzëqesh
Nëna Nushë:
më shumë lule
çelin në fushë.
Kur këndon
nëna ime,
i ngjan burimit
me gurgullime.
Kur punon
nëna Nushë:
është si bleta
n'lule n'fushë.
Kur m'përkdhel
nëna me dorë
diqka më ngroh
në kraharor!