>
LETERSISHQIP

Dritëro I Flet Sadijes

Rrudhat në ball’, si tok’ e moçme
Teksa rrëfejnë historinë që dihet
Shpenguar ulur mbi një poltron
Dritëro bashkëshorti i flet Sadijes

Anasjelltas muza pyet poetin
“Të kujtohet Dritëro, të rinj kur ishim?”
Dritëroi pohon dy herë me kokë
Në fytyrë një buzëqeshje në sy të bie

Sa shumë e kërkojnë përjetësinë
Të mos vdesin dhe në hiç të kthehen
Dritëroi Sadijes i pohon me kokë
Sadija Dritëroit me buzëqeshje ia kthen