>
LETERSISHQIP
Ali Podrimja

Do Te Kthej Ne Tashmajdan

Do te kthej ne Tashmajdan
dhe do te kujtoj diten
kur harrove te ecesh

Do te kthej ne Tashmajdan
dhe do te flas
me hijen tende te fshehur pas drunjve

Do te kthej ne Tashmajdan
dhe do te behem femije
ne ringishpill do te kaloj naten

Do te kthej ne Tashmajdan
lule te vendlindjes do te sjell
diellin e jugut buzeqeshjen

Dhe do te ik pastaj Lumi
ne nje kohe te vdekur e te larget
qe nuk perseritet me
16 . III . 1981, Beograd