>
LETERSISHQIP

Jashta Kohe

Ishte natë si kjo
e njëjta hënë ndriçonte pëmbi
si bumerang kthehem sonte atje
ta ndiej edhe njëherë atë ngrohtësi.

Kishin pushuar zërat e përditshëm
zërat e njëjtë, deri në të mërzitshëm
deti ishte bërë pasqyrë e Hënës
herë pas here fryente lehtë një freski
e Hëna rrudhej si fytyra e Nënës
nën mërrolat e mallit qeshte me ëmbëlsi.

Herë pas here gjithçka pushonte
me gjithë rreze Hëna në det bëhej e gjallë
me duar të rrezta vinte e më pushtonte
si ajo dalmatja një natë më parë.

Atë natë si kjo, të gjithë ishin zhdukur
e unë fluturoja notoja lundroja
Trojën Itakën Helenën, Teutën kërkoja
kërkoja heroin për dalmaten e bukur.