>
LETERSISHQIP

Mall

Mbështeta kokën tek gjoksi yt si foshnjë
Dhe ndejta aty dëgjoja rrahjet e zemrës sate.
U mbusha me mall dhe ti m'u bëre lot
Atëherë besova dhe pashë se më dashke.

Na ndajnë shumë gjëra; s'mund të jemi të dy.
Përse o Zot nuk deshe? Si të vetëm ta lë
Ajo është loti, drita që kam në sy
Dhe mbrëmjet, mëngjeset ç'i dua pa të!

Më shumë nga Aljad Bilimani