Alketa Dervishaj
Gjuha
Kur gjuhën e thirrën në gjyq
se shpifte dhe ngatërronte dynjanë,
prej saj u dëgjuan veç lutje dhe ...
fjalë të ëmbla mjaltë.
Kur e dënuan me vite heshtje
për mashtrim të shkallës së parë,
në tabelën e protestës shkruajti:
"Më dënuan pa më nxjerr në gjyq më parë."
***
Mungesa jote dhe ajrin lë pa frymë.
Flladi hesht, as me flokët s'luan.
Për Ty, do mohoja gjithë botën,
tjetër, jo, s'kam për të dashuruar!
... Njoha shpirtvegjël të gëzuar,
zotërinj me sy plot trishtim.
Për Ne, do braktisja gjithë botën,
për një stehëz të ngrohtë,
për zemrën tënde, për shpirtin tim.
***
Jemi dashuruar dhe urryer si të çmendur,
kilometrat sfiduam për t'u bashkuar dhe ndarë.
U grindëm dhe thamë: Takohemi në gjyq!
Qeshëm, u puthëm, se zemrën gjykatat s'munden ta ndajnë.
***
Duart e tua
i pashë të pafuqishme sot,
ndjenjën drithëruese të frikës s'ta thashē.
Ato, mbështjellëset e fytyrës sime të qeshur, ...
mbledhëset e lotëve të mi të patharë.
Jeta kjo Odise dhimbjeje
pas dere më pret me humbjet e saj.
I putha, shtrëngova, iu luta mos dridhen!
Duart e tua, strehëza e lotëve të mi
dhe ëndrrave të mëdha.
***
Është hera e fundit që të lutem
prej botës ikim sa më parë!
Fut në valixhee çfarë të duash,
unë s'kam asgjë për të marrë.
... Është çasti i fundit vendimtar
pas këtij momenti jeta ndan.
Ora është 9 e 1 minutë,
në 9 e 2 s'jemi më bashkë.
***
Edhe zogjtë kanë më shumë guxim se ty,
plot cicërima lajmërojnë nisjen në shtegëtim.
Ti vjedhurazi ndjenjës së vjetër largohesh,
as lamtumirën nuk thua dot në sy.
***
Ç'na përndjek ky shi kështu?
Shi në ëndrra, shi në jetë.
Ç'është kjo shpresē kaq e krisur?
Shohim dritë ku mbyten retë...
Unë po zgjohem, s'mundem më.
Shi nuk dua më asnjë pikë!
Ëndrrës larg m'i qëndro,
asnjë shpresë më mos m'i ndiz.
Ç'na përndjek ky shi kështu?
Shi mbi trupa, shi në shpirt.
S'mund ta ndal një ndjenjë të lind,
s'mund t'i them dashurisë: - Vdis!
se shpifte dhe ngatërronte dynjanë,
prej saj u dëgjuan veç lutje dhe ...
fjalë të ëmbla mjaltë.
Kur e dënuan me vite heshtje
për mashtrim të shkallës së parë,
në tabelën e protestës shkruajti:
"Më dënuan pa më nxjerr në gjyq më parë."
***
Mungesa jote dhe ajrin lë pa frymë.
Flladi hesht, as me flokët s'luan.
Për Ty, do mohoja gjithë botën,
tjetër, jo, s'kam për të dashuruar!
... Njoha shpirtvegjël të gëzuar,
zotërinj me sy plot trishtim.
Për Ne, do braktisja gjithë botën,
për një stehëz të ngrohtë,
për zemrën tënde, për shpirtin tim.
***
Jemi dashuruar dhe urryer si të çmendur,
kilometrat sfiduam për t'u bashkuar dhe ndarë.
U grindëm dhe thamë: Takohemi në gjyq!
Qeshëm, u puthëm, se zemrën gjykatat s'munden ta ndajnë.
***
Duart e tua
i pashë të pafuqishme sot,
ndjenjën drithëruese të frikës s'ta thashē.
Ato, mbështjellëset e fytyrës sime të qeshur, ...
mbledhëset e lotëve të mi të patharë.
Jeta kjo Odise dhimbjeje
pas dere më pret me humbjet e saj.
I putha, shtrëngova, iu luta mos dridhen!
Duart e tua, strehëza e lotëve të mi
dhe ëndrrave të mëdha.
***
Është hera e fundit që të lutem
prej botës ikim sa më parë!
Fut në valixhee çfarë të duash,
unë s'kam asgjë për të marrë.
... Është çasti i fundit vendimtar
pas këtij momenti jeta ndan.
Ora është 9 e 1 minutë,
në 9 e 2 s'jemi më bashkë.
***
Edhe zogjtë kanë më shumë guxim se ty,
plot cicërima lajmërojnë nisjen në shtegëtim.
Ti vjedhurazi ndjenjës së vjetër largohesh,
as lamtumirën nuk thua dot në sy.
***
Ç'na përndjek ky shi kështu?
Shi në ëndrra, shi në jetë.
Ç'është kjo shpresē kaq e krisur?
Shohim dritë ku mbyten retë...
Unë po zgjohem, s'mundem më.
Shi nuk dua më asnjë pikë!
Ëndrrës larg m'i qëndro,
asnjë shpresë më mos m'i ndiz.
Ç'na përndjek ky shi kështu?
Shi mbi trupa, shi në shpirt.
S'mund ta ndal një ndjenjë të lind,
s'mund t'i them dashurisë: - Vdis!