>
LETERSISHQIP
Alketa Maksuti

Stresi

Nxitoja për në Galerinë e Arteve.
Çmimi i dhënë nga njerëzit e shquar të pikturës më kishte shtuar energjinë e levizjes, për të parë pikturën time, ndoshta të ekspozuar në sallonin kryesor.
Kërkoja të arrija sa më shpejt.
Në hyrje ndala për të marrë frymë thellë.
Vizitorët ishin të shumtë. Disa të ndalur para pikturave, disa duke diskutuar me njeri-tjetrin. Desha të isha e padukshme. Nuk doja të bija në sy. Emocionet më kishin përfshirë. Ekspozita me punimet moderniste kishte tërhequr vëmendjen e rretheve artistike. Hodha sytë përreth. Piktura ime ishte aty në hollin kryesor. Nga cepi i sallonit po vëzhgoja portretin. Të interesuarit ishin aty përballë tij. Ndaleshin gjatë duke soditur atë portret.
Isha e lumturuar! Puna ime!
Vështroja portretin, njerëzit.
Segmentova fillesën e tij.

……………

Njohja me Majkun nisi këtu. Para shumë vitesh, kur unë isha në fillimet e ekspozitave të mia. Ai ishte visizitor i rregullt në Galeri. Rastësia na përplasi të dyve.
-më falni, isha i përqëndruar diku! – më tha ai
-jo më falni ju!- ia ktheva unë.
Hodha sytë tek fytyra e tij. Ishte tërheqës. Vizualizova pamjen e tij, e ndava në proporcionet nga ana profesionale. Kishte simetri, një simetri të admirueshme.
-pse po më shihni me vëmendje? Ju ngjaj me dikë?- pyeti me një zë të ngurtë.
-jo jeni shumë simetrik në fytyrë. Do doja të kisha portretin tuaj- i fola serioze.
-ah jeni piktore!
-po
-Keni pikturat tuaja këtu?- pyeti me kureshtje.
- Ejani, shkojmë bashkë. Do më pëlqente mendimi juaj- i sugjerova.
Shkuam pranë këndit në fund të Galerisë. Pikturat e mia ishin një portret dhe dy natyra.
-këto janë-iu drejtova.
Hodhi sytë mbi to.
- Po ju, pse nuk përdorni më shumë të kuqen ?- më tha pa ja hequr sytë pikturës " Vjeshtë"
- E kuqja më pëlqen kur dua të shpreh dashurinë në pikturë-iu shpjegova.
- Nuk ka ngjyra vjeshte këtu, më dukeni si shumë konfuze në kompozim- vazhdoj ai me kritikat.
- Kritik arti jeni? – e pyeta me ndroje.
- Jo, e dua pikturën, por ju si e re në këtë fushë, ju duhet shumë punë . Më falni që po flas hapur por dua të them atë që mendoj.
Nuk desha më të isha pranë këtij njeriu. Pesimizmi i tij po më ngjitej mua.
Gjeta një pretekst dhe fola:
- Po më presin në holli disa miq të mi. ju falenderoj për këshillat tuaja. Po ju lë të qetë të shijoni pikturat e tjera. Kënaqësi që folëm.
Sapo u largova prej tij, ndjeva lehtësim. Ky njeri po më merrte frymën. Më futi edhe në dilemë për punët e mia.
- Pse je zbehur ? – më pyeti mikja ime.
- Asgjë me rëndësi, do më kalojë-iu përgjigja pa shpjegime.
- Ti duhet të jesh e gëzuar sot, pikturat e tua janë në Galeri. Është arritje. Shkojmë të festojmë.
Ajo gëzonte, ndërsa unë isha e shqetësuar.
Po mendoja:
- Ndoshta kishte të drejtë zotnia. Nuk kishte shumë ngjyrë në" vjeshta". Shumë e zbehtë, jo drita që i duhej për të shprehur atë bukuri që kisha dashur. Mos nuk kam kompozuar si duhet?
- Ana, je këtu? – më pyeti sërish mikja ime.
- Nuk je në formë, mos je dehur nga fitorja?- vazhdoj ajo me shaka.
- Dua të shkoj në atelie. Shkojmë nesër festojmë. Nuk ndihem mirë- i fola me përtesë.
- Kur them unë që ju artistët nuk kuptoheni, nuk kam faj. Ti isha mirë, o goc, ç’pate? Po të shoqëroj deri atje.
- Jo, jo më mirë, më ler vete. Dua të shkoj vete. Dua të jem me veten. Dua të më kuptosh. Më fal që ndodhi kështu- mbylla fjalinë
- Po mos të njihja tipin tënd, nuk do të flisja tërë jetën. Po të pushtoj tani. Shko bëj një çaj të ngrohtë të qetësohesh. Flasim nesër.
U pushtuam.
Secila në rrugën e saj.
Fytyra dhe fjalët e zotnisë nuk më hiqeshin nga mendja. Ndjeja një këputje në shpirt. Isha thyer që në betejën e parë.
Sa hyra në studio, mora vizatimet që i kisha bërë " vjeshtës’. Shikoja çdo detaj të lapsit tim të hedhur në fletë. Shikoja ngjyrat që ishin ende mbi tavolinë. Nisa përzieriet. Në kanavacë kalova një nga një të gjitha ngjyrat që kisha punuar" vjeshtën". Qëndroja larg tyre. Shikoja shkëlqimin që jepnin. Nuk shihja zbehje. Shihja dritë tek ato.
-o unë nuk jam mirë, o zotnia ishte tersi im- mendova.
Më mirë një gjumë në këto momente- i fola vetes.
Qetësia më nevojitej. Krevati tek ishte te cepi.
Nuk doja të mendoja asgjë. Rregullova çarçafet e lënë rrëmujshëm aty. U futa nxitimthi. Desha të fshija mendimet e mia dhe të zotnisë nën to. Doja të flija.
Mbylla sytë. Fytyra e tij nën kapakët e syve të mi nuk shqitej. Ai i ngulur aty në memorjen time, reflektohej në retinë.
……………………….
Një burrë i pjekur në moshë endej trotuarit të bulevardit. Të njëjtin intinerar e përsëriti disa herë. Hyri edhe në lulishte.
Qyteti im ka një të tillë shumë të bukur!
Unë jam një frekuentuese e rregullt e saj. Gjelbërimi i drurëve, njerëzit, lodrat e fëmijëve më frymëzojnë. Veçanërisht pasditet janë shumë të bukura. Pushuesit i studjoj. Është në natyrën e punës time. Papritur kalimtari i ecejakeve në fokusin tim. M’u duk i shqetësuar! Ai vazhdonte ritualin e vet. Më pëlqen fjala "ritual"
Do t’i ofroj ndihmë – mendova.
U ngrita nga stoli im dhe ju afrova.
- Ju përshëndes zotëri! Kam minuta të tëra që ju shoh. Më dukeni i shqetësuar! Më duket se keni nevojë për dikë që të bisedoni.
Më ktheu përshëndetjen duke më hedhur një vështrim dyshues. Ndoshta i shëmbëlleva me ndonjë të njohur.
I fola përsëri:
- Nuk më ke nga ato, që mund të të shkojë në mendje. Jam pushuese si të tjerët në lulishte. Unë ju pashë të shqetësuar. U preka.
Emocionet ja dalloja fare qartë.
Një damar i tensionuar që ngrihej dhe ulej në ballin e tij të gjerë.
Më tha:
Kuptuat që kam problem?! Psikologe?!
Kur u vështruam më mirë me njëri-tjetrin, ngelëm disa çaste.
Fola e para;
- Juuuuuuuuuu! Zotnia i ekspozitës.
Ai:
-Po, ju piktorja.
-Vërtet! Interesante!
Mbahej mirë dhe kishte një fizik për t’u admiruar
Unë:
- E lexoj shqetësimin tuaj. Banoj këtu afër. A shkojmë në shtëpinë time dhe çlodhesh pak? Edhe bisedojmë.
Po peshonte çdo fjalë timen. Këtë e kuptova nga vështirmi që me hodhi.
Pranoi.
Shtëpia ime ngjitur me bulevardin.
Në kuzhinë zuri vend afër dritares.
Përgatita me të shpejtë kafet me qumësht.
Më pyeti:
-Emri juaj?
- Ana ! – i thashë duke mos parë nga ai. Po hidhja ujë të freskët saksisë në dritare.
- Unë, Majku……Babai ka bërë emigrantin për vite të tëra. I pëlqente emri Majk dhe më pagëzoj.
Gjithëçka tek ai po më zgjonte interes.
- Më trego diçka për personin tënd- i kërkova.
- Jam e gëzuar që t’u kthye pak qetësia dhe ndihesh më mirë- u shpreha më tej.
Vura re se po e përfundonte kafen.
La filxhanin dhe tha:
- Të falenderoj Ana! Më pëlqen intelekti tënd. Nga mjedisi shoh që je me shumë botë. M’i lexove mendimet, shqetësimet. E kemi të vështirë t’i zbrazemi dikujt pa e njohur. Kjo është natyra jonë, sidomos e një burri. Stresi më ka cytur sekondë e minutë. Jam inxhinjer. Tani pa punë. Ndërrmarja ime është mbyllur. Karriera ime u shua. Në kosh të plehrave : studimet, titujt, disertacionet. Drejtësi dhe ndershmëri askund! Veç hipokritë veshur me hipokrizi. Edhe gruaja pa punë. Të dy inxhinjerë të flakur në rrugë. Fëmijët në moshë të vështirë. Duan të jetojnë botën e tyre . të gjitha baras me stress.
Priti pak dhe pastaj më pyeti:
Vetëm jetoni?
- Po, prindërit jetojnë jashtë. Unë nuk dua të largohem. Shkoj veç për pushime tek ata.
I pëlqeu.
Pa punimet e mia në tablotë e shumta të mureve.
- Të gjitha tuajat? Lapsin e punuake shumë bukur! Të admoroj!
- Kam provuar edhe suksese- i thashë e mikluar nga fjalët e tij.
Shtoi në bisedë:
- Piktura është art i veçantë, edhe unë e pëlqej.
- Po ju më kritikuat në Galeri! Kam gjithë këto ditë që kam dyshuar tek vetja në lidhje me "vjeshtën" . Kam gjithë këto ditë që kombinoj ngjyrat për t’u bindur. Më thoni, ju lutem, ka dritë tek ajo pikturë apo zbehtësi?
-mos u merr me mua, më qëndro larg. Nuk ke nevojë për njerëz si unë në këto momente. Përcjell vetëm trishtim, melankoli, zbehtësi.
Kisha ngrirë.
Duke më dhënë dorën tha:
- Të falenderoj për kafen dhe shoqërinë!
Dera u mbyll dhe hapat e tij i dëgjova deri në pak minuta. Aty në dhomë mbeta sërish me fjalët e tij të përziera me ajrin.
Ndjeja boshllëk në brendësinë time. Ndjeja një gudulisje të muskujve, një ndjenjë që e kisha harruar që ekzistonte.
Po dashurohesha .

………………

Njohja me Majkun më zgjoj interesin për të ditur më shumë për të, doja të dija për jetën e tij.
- Është i pashëm ?- më pyeti mikja ime, kur i tregova.
- Ka diçka të veçantë e misterioze tek ai burrë. Ato të bëjnë t’i afrohesh e të mësosh për botën e tij- i thashë mikeshës time.
Majku ishte me të vërtetë i veçantë për mua. Me studime të larta pasuniversitare. Njohës i gjuhës angleze, frënge dhe disa prej gjuhëve sllave. Në dikasterin ku kishte punuar mbahej specialist më i afirmuar. Reputacioni shoqëror në shkallë të lartë. Rrethi im shoqëror u çudit kur ju tregova se ai kishte dialoguar me mua. Bën habi që një njeri si ai pa punë. Xhaxhai im që e njhte prej vitesh më tregoi për familjen e Majkut. Të gjitha këto më ngacmuan që të takoja sërish Majkun. Desha një takim tjetër me të.
Pas ca ditësh qëlloi të ishte aty, në lulishte.
Iu afrova.
Kisha përpunuar një ide në kokën time.
- Majk! – i thirra.
Ai më përshëndeti duke përulur kokën.
Nisa bisedën:
- Ndjehesh më mirë?
- Me vetminë time! U mësova me të. Shoqëri me njeri-tjetrin. – më tha pa më parë në fytyrë.
- Të ftoj përsëri për kafe në shtëpinë time. Jam lodhur shumë sot me punët e mia. Do të bisedojmë dhe pimë kafen të dy. Si mendon?
-Nuk dua të shqetësoj më – më tha.
- jemi në jetë të ndryshme- vazhdoj- më ler në vetminë time!
- Majk, të lutem!- i fola duke bërë fytyrën si fëmijë.
Desha ta kisha pranë. Thellë në qënien time po trokiste zemra me fort. Ai më jepte emocion. Dëshiroja që të isha nga krahët e tij e pushtur. Këtë do t’ia thosha copë, por kisha merak . Doja të bëja dashuri me të. Trupi i tij prej atleti më pëlqente. Tiparet e tij të veçanta gjithashtu. Me praninë e tij më tundonte. Qetësinë e kisha të sipërfaqshme. Brenda vetes vuaja .
Shkuam në shtëpi .
U ul në të njëjtën karrige si herën e parë.
Ai foli:
- Ta dish, Ana, se sa ngushtë e ndjej veten . punë s’ka . Stres boll. Ç’të bëj?
- Të qetësohesh . Të mendojmë një zgjidhje. Ti je energjik. Sistemi që kalojmë është përdhosës. Durimi mban gjallë njeriun. Tek ti ai është topitur. Nuk ka humbur. Më tepër kurajo. – iu shpjegova unë.
- Veçse një i papunë, një endacak migjenian.
Qesha me togfjalëshin e tij të fundit.
Filxhanin e kafes në buzë dhe vështrimin tek ai,
E inkurajova:
Është e vertetë që je viktimë e këtij sistemi të paqëndrueshëm. Papunësia dhe stresi të kanë lodhur. Mos rri i vetmuar! Dil nga vorbulla e tij! Nga ai s’dalin dot njerëzit e dobët. Ti ke forca se je energjik. Kam një propozim timin. Pozo për mua! Trupi yt është model perfekt . ke linja të veçanta.
Ai më pa me sy që i leshonin zjarr nga zemërimi. Propozimi im e kishte lënduar. Uli filxhanin e tij me forcë mbi tavolinë.
Në ikje më tha:
- Çfarë jam unë?
Vështrimi I tij ishte shpotitës. Revolta e tij, shpërrthimi I tij më pëlqeu. Ai shfaqe veten pas kaq kohësh.Po zgjohej nga tulatja.
Sytë tanë po shigjetonin. Hodhi dhe një shikim të fundit mbi mua.
U ndamë.
Ndoshta mendoi
Mikeshë e vogël! Sa dhëmbshuri që pate! Mbështetsja ime në kalvarin e gjatë të stresit! Trupi im milionat e tua! Jo, xhan, jo!
…………
Ende ngrohtë në atë vjeshtë të parë.
Ai ulur në bregun e detit.
Loste me dallgët.
Shkumba e tyre i erdhi deri tek maja e këmbëve.
I foli vetes:
- Luani me mua si kanë luajtur të tjerët.
Përqasi në mendje fytyrën e gruas dhe të fëmijëve. Ata u pasqyruan në syprinën e ujit.
E përmendi një zë i njohur:
- Më thanë se mund t’ju gjeja këtu. Edhe unë me pushime si ju.
Ai ktheu kokën.
- Ana!
- Si ja ke kaluar? – i thashë
- Gjithënjë me vetminë
- U mendove për ç’ka të fola herën e fundit? - e pyeta.
Prita pak, pastaj shtova:
- Fillimin e ke të vështirë. Honorari është i mirë. Po përpiqesha ta bindja.
Befas pyeti:
- Në ç’mënyrë?
- - nudo- ia ktheva në çast përgjigjen.
- Nuk mundem, portret po, por të pozoj nudo, jo!
Më vështroi.
- Dua kohë të mendohem.
Ishte kohë dreke.
……………..
Pak ditë më vonë trokiti dera e ateliesë.
Më kërkonin.
Dola.
- Urdhëro Majk!
Hyri.
U ul.
- Fillimisht me portretin tënd shprehës. Balli, sytë, buzët, fytyra tënde është tërheqëse. Emocionin tënd e dua . ti vetëm durim- i fola me gjuhën e profesionit.
Lapsi rrëshqiste lehtazi duke vendosur detajet në formatin e bardhë.
Ndala pak.
Ai u çlodh duke lëvizur nga pozicioni i mëparshëm.
Nuk fliste.
Atë mbyllje brënda tij e pëlqeja shumë.
Pimë diçka ?- e pyeta për të thyer heshtjen.
Nuk pohoi.
U ngrita . përgatita nga një çaj për të dy.
Foli:
- Qënka e vështirë rruga e përballjes me ngushtësinë e vetvetes, qënka si një dënim galere.
Jashtë gjithëçka ishte mbështjellë me muzg.
………
Ai vinte çdo ditë në të njëjtin orar.
Punoja me një profesionalizëm e ndjenjë të veçantë.
Dalngadalë po zbuloja të fshehtën e tij të hijshme.
Pikturoja dhe pyesja:
- Mos vallë janë dy Ana? Njëra piktorja dhe tjetra e paemra?
Po damkosja stresin e tij në telajon time çdo ditë, çdo muskul i trupit pasqyronte gjendjen e tij.
………………….

Ishin mbushur dhjetë ditë seancash pune.
Në ditët e mëpasme duart e mia nuk po më bindeshin për të bërë ndonjë korrigjim të lehtë lapsi.
Po digjesha.
Ai gjysëm i zhveshur përballë meje.
Po në shpirtin e tij a ndodhte?
A digjej edhe ai?
Më shihte sikur unë të mos vleja asgjë.
E rregullova formatin.
Ai më kapi rrëmbimthi për beli. Më mbuloi me të puthura. Po më jepte dhuratën e pritur prej kohësh.
Po më zbërthente kopsat e bluzës ngjyrë purpurt. Duat e tij prekën gjinjtë mi. puthjet e tij kaluan në qafa dhe gjinjtë.
- Më ler mua të të pikturoj trupin tënd tani- tha i eksituar
- Kam ditë që rri nën aromën e parfumit tënd. Kam ditë që kam stopuar ndjenjën për ty- vazhdonte të fliste duke e shoqëruar me puthjet çdo fjalë.
- Unë të dëshirova që ditën kur u takuam në lulishte- iu shpreha unë.
- Të ndjeja dhe doja të bëja dashuri me ty. Kam frikë që kjo e imja ndjenjë është më e madhe- vazhdova unë duke i puthur sytë, ballin, flokët.
- Më tërhoqi fiziku yt. Trupi yt. Tani të kam jo vetëm në telajo, por edhe në shpirt, në trupin tim. Jam një me ty.
U shkrinë trupat tanë. U shkrinë nën përpëlitje dashurie.
E shtrëngova fort dhe s’desha ta humbisja kurrë.
Pas pak ai foli:
- Ç’po bëj Ana?
Unë e përqafova e dëshiruar:
- Është normale. Ishte magji!
Më rrëmbeu në krahët e tij të fuqishëm dhe humbëm sërish në natën erëmirë.
…………..

Erdhi edhe tri herë të tjera në atelje.
- Ndoshta po gaboj?
- Lidhja me ty do më largojë nga gruaja ime e përvuajtur dhe fëmijët e mi.
- Jo unë dua vetëm pjesën time. Ti je i familjes tënde, por edhe pjesa ime. Ndërsa unë jam e tëra pjesa tënde.
- Si pjesa ime? – më pyeti i tembur
- Je njeriu që kam dashur dhe të jam dhënë me ndjenjën time më të çiltër. Nëse kam shkuar me të tjerë e kam bërë, thjesht për kënaqësi. I kam harruar që janë. Nuk kanë lënë mbresë tek unë. Thjesht kam bërë seks, një gjendje kalimtare. Ndërsa ty të ndjej, më përpëlit dhe drithëron zemrën edhe kur nuk je pranë meje. Qënien tënde e ndjej në çdo moment. Flas hapur. Më mungon, kur nuk të kam pranë.
- Ana, unë nuk mund të le familjen. Unë nuk mund të them se nuk ndjej për ty. Nuk mund të mohoj që dua të bëj dashuri me ty. Ne jemi në rrugë të ndryshme. Le të shijojmë kohën që jemi bashkë. Të kam sjellë diçka. Dua ta kesh si simbolë të kohës që kaluam bashkë.
E vështrova. Po dridhesha. Ndjeva që do ikte. Ndjeva fundin e vetes time. Ndjeva që po humbja dashurinë time.
E hapi me kujdes letrën. Brenda saj një karficë e vjetër.
- Im atë e ka sjellë kur u kthye nga jashtë dhuratë për nënën time. As gruaja ime nuk e ka vendosur në kokë. E ruaja me fanatizëm. Dua ta ruash edhe ti me po kaq kujdes.
Derdha lot. Sytë e tij ishin po të përlotur.
Më rrëmbeu në krahë. Më mbuloj me të puthura. Duart e tij rrëshqisnin ëmbël mbi trupin tim. Jetoja në mbretërinë e dashurisë me të. Piktura u bë njësh me dashurinë tonë. Çelur si sythet e një pranvere të vonuar. Hymë tek njëri-tjetri pa interesa.
...
Veç një ditë ai nuk erdhi më në atelje.
Iku me heshtjen e tij.
Kishte të drejtë.
Ai i takonte pjesës më të madhe.
Unë isha e barabartë me stresin e tij.
Në ditë të tëra qëndrova në atelje pa pikturuar, veçse duke kujtuar momentet që kaluam bashkë. Nuk kishte moment pa kujtuar çastet kur bënim dashuri, kur flisnim. Tërë ajo dashuri, po kthehej në dhimbje.
- Nuk bën njeriu si ty- më kritikonte mikja ime- jeta është e gjatë. Ai nuk ishte Princi yt i kaltër. Ti e dije që në fillim. Dalim. Shkojmë në pub. Ke nevojë për argëtim.
- Po ai, a më mendon? Po të vijë dhe nuk jam këtu?- e pyesja miken time.
- Nuk dal. E ndjej që do vijë. Më dashuron si dhe unë. Është dashuria e jetës time. Askënd nuk do dashuroj si Majk- vazhdoja.
- Eja një çik me mua- foli mikja ime- një dush të mirë, rroba të bukura, një shëtitje, njohje të reja. Këto të duhen tani. Të dëgjova të flasësh për të do të braktis edhe unë.
- Ik, dua të rri vetëm, vetëm me kujtimet e tij.
Më shkundi fort. Aq fort sa u përmënda duke e parë me një shikim të ftohtë.
- Jeta është e jotja e dashur, veç e jotja. Askush nuk mund ta marri me vete. Talenti tënd nuk do mbyllet mes mureve. Ti do dalësh nga aty. Pikturat e tua do kenë sukses. Duke filluar nga kjo këtu.
Tregoj pikturën e Majk.
- Ajo është suksesi i shumëpritur .
Rikthimi në jetën time, në punën time filloj të normalizohej pas muaj e vite. Karficën nuk e hiqja për asnjë moment nga koka. Nuk doja askënd ta prekte me dorë. Njohjet e reja asnjëherë nuk I çoja deri në fund. Nuk mundja të lejoja prekje të trupit nga duar të tjera. Në nje kohë të gjatë seksi m’u kthye në makth. Nuk i lejoja të më preknin trupin. Ishte e shenjtë prekja e trupit tim.i takoja me shpirt dhe trup veç Mjkut.
- Ke nevojë të flasësh me një psikolog- më sugjeroj mikja ime.
- Nuk më pëlqen ky reagimi yt. Të janë errur sytë. Nuk vlerëson asnjë kompliment që të bëjnë meshkujt.
- Nuk mundem, jo se nuk dua. Po të më prekin përfytyroj vetëm Majk. Nuk mund të shtirëm sikur bëj dashuri. Do ta pres deri sa të kthehet. Mirë jam me pikturat e mia. Duke punuar e harroj.
- Ke lindur për të dashuruar, jo për të qënë e lënduar. Askush nuk mund të marr dashurinë. Duhet e dyanshme e dashur.Ai nuk është. Ai është me familjen e tij. Ai nuk është me ty. Nuk mund të braktiste familjen. Qartësohu.
- E kam vendosur. Nuk mundem më të dua tjetër burrë. Nëse do bëj dashuri, veç me Majkun. Jetova dashurinë me të. Do merrem me punën time. Do shpenzoj kohën me punë të mira. Kam ide të bukura në kokë. Për mua dashuria është e shenjtë. Zemra falet veç njëherë.
- Kurrë nuk kam për të kuptuar. Ky idealizmi yt. Megjithatë të kam miken më të mirë. Më ke pranë. Çfarëdo vendimi të marrësh për jetën tënde.
Dolëm. Shëtitëm.
Eca me emrin tim. Iu kushtova pikturës. Iu kushtova jetës sociale. Isha pranë fëmijëve që kishin nevojë për dashuri. Isha pranë të moshuarve që donin kujdes. Kohën e harxhoja duke ju dhënë të tjerëve dashuri, duke i bërë të mos ndjeheshin të braktisur. Karfica në kokë më kujtonte dashurinë e Majkut. Më jepte më shumë forcë që të vazhdoja në rrugën time. Një dashuri lind dashuri më të mëdha. Kuptova që dashuria është koncept më i gjerë se një dashuri personale. Kuptova se dashuria ka forma të tjera për ta falur.
Shpesh mendoja për Majk:
-Ç’u bë?
Kisha mall ta takoja edhe njëherë. Buzët e mia ishin tharë. Për vite puthjen e njeriut të zemres prisnin. Sa herë që në një lidhje, partneri dëshironte të më puthte, instiktivisht dora ime vihej mbi buzët. E bëja pa e kuptuar. Ishte aq i madh malli për të, ishte aq e fuqishme kjo ndjenjë, sa as vetes nuk i besoja më. Nuk më ligështonte braktisja nga meshkujt, nuk më ligështonte se isha e vetme. Sepse thellë, në thellësinë e shpirtit tim, zemrës time isha e dashura e Majk.
- Majk, ku je Majk? – lëshova britmën time nga brenda vetes.
Kur kthehesha tek kujtimet e mia me Majkun, nuk doja askënd rrotull vetes. Doja veç të isha me karficën e dhuruar nga ai, doja të isha me të. Zemra ime ndjente për të. Sa herë thërrisja emrin e tij, ndjeja emocionet të më mbysnin, ndjeja një gudulisje në stomak. Nuk isha më unë.
………………….
Një trokitje në derë më bëri të lija kafen mbi tavolinë.
Hapa derën.
Para meje qëndronte një burrë me moshë të shtyrë.
- Kë kërkoni ?- e pyeta
- Ti nuk më njohe?
Zëri më afroi vitet e shkuara.
E pashë gjatë dhe me kujdes.
- Majku!- thirra me forcën e zërit të shuar nga habia.
U mbështolla në krahët e tij. U struka në gjoksin e tij.
- Erdha të të falenderoj, nuk të kam harruar.më fale dashuri, kur ajo më mungonte. Relaksi yt më ktheu pranë familjes. Më kthjelloi mendjen për të gjetur ç’kisha humbur. Gjeta emrin tim të harruar. Jam një Majk ndryshe nga ai që ke njohur vite më parë. E tani kafen tënde me qumësht si në ato kohë.
I përkëdhela flokët e thinjur.
E vështrova në ecjen e tij. Si dikur me trup atleti.
Kujtova takimin tonë të parë.
- Më trego, ç’bën, Majku im?
- Ana, fëmijët janë martuar. Kam nipër e mbesa. Gruaja u largua nga kjo botë. U trishtova shumë. Boshllëku I dashurisë për të është i pazvendësueshëm.
Dy lotë u rrokullisën mjekrës së ruar e të mbajtur mirë.
- Majk, unë të dua si dikur. Dashuria për ty nuk më ka humbur. Piktura jote qëndron në dhomën time. Më kujton ditët që kaluam bashkë. Nuk e kam shitur. Qëndro me mua. Gjithëçka jotja është brenda meje. Të kam pritur.
Hodhi sytë mbi floket e mi.
- Karfica shkëlqen. Të shkon shumë. Të ndriçon fytyrën- foli me emocion.
- Ndriçimin ma ktheve ti. Qënia ime është e ndriçuar nga prania jote- i fola e përlotur.
- Nuk kam ç’të duhem më. Nuk jam në moshën e duhur për të të dhënë dashuri.
- Majk, unë dua qënien tënde, virtytin tënd, jam dashuruar me shpirtin tënd, jo trupin. Të kam pritur.
U ula në prehërin e tij. I mora kokën në duart e mia. E putha në sy, në flokë, në buzë.
- Jo, Ana, nuk jam Majku i dikurshëm!
Duart e mia prekën këmishën e tij.
- Më lejo të pikturoj edhe njëherë trupin dhe shpitin tënd- i kuturisa në vesh.
Ai më vështronte i heshtur.
Pastaj më preku lehtë si një pupël. Po më shkurtonte dhimbjet e dashurisë për të.
Iu rikthyem dashurisë së dikurshme.
Orët kaluan . Nuk ndjemë ërrësirën në dhomë.
U dehëm në trupat tanë. U dehëm në dashurinë e rigjetur.
- Më duhet të iki- tha duke më ledhatuar flokët.
E vështrova mbi fytyrë. E putha në çdo pjesë të saj.
- Mos ik, rri me mua. Më lejo të të dua tërë jetën që na ka mbetur.
- Nuk mundem, duhet ta kuptosh. Duhet të vazhdosh jetën tënde. Mos më prit!
- Ti nuk e ke kuptuar që nuk ka dashuri të dytë për mua veç tëndes. Nuk mundem të të zvendësoj.
U ngrit nga krevati.
U vesh ngadalë .
Më tha:
Lamtumirë!
Copat e "lamtumirës " mbetën në dhomën time. Copat e zemrës sime ishin me të. Ishte goditja e dytë. E pata të vështirë, shumë të vështirë. Shkaravisja çdo ditë fletët dhe muret. U mbylla në vetvete. Nuk lejoja askënd të më hynte brenda shtëpisë.
Kalova ditë brenda. Përpara telajos pikturova veten me zemër të thyer. Shihja pasqyrën, telajon. Aty u stamposa unë.
………………….
- Më në fund, u binde të më hapje derën- tha mikja ime sikur ishte e zemëruar me mua. Por shqetësimi lexohej qartë në sytë e saj.
- Më fal, e teprova vërtet këtë herë.
Më pushtoj. E kishte marr malli për mua, si dhe mua për të.
- Nuk dua të të ngacmoj. Këtë herë po të le ty të flasësh . kur të ndjesh nevojën që të flasësh unë jam këtu me ty.
Hodhi sytë te portreti.
- Uauuuuuuuu! Sa bukur e ke pikturuar. Sa më shumë e shoh aq më tepër më tërheq. Është kryevepër.
Unë e shihja dhe nuk flisja. Nuk reagoja. Nuk isha më e bindur për artin tim.
- Do hapet ekspozitë në Galerinë e Arteve . Fola me miqtë tanë . Ata kërkojnë të marrësh pjesë. Më thanë se i ka marr malli për ty.
- Si thua?- e mbylli të folurën mikja ime.
- Kam vendosur të mos marr më pjesë askund. Nuk dua të shes më asgjë. Aq më pak këtë pikturë këtu edhe atë në dhomën e gjumit.
-nuk duhet kështu mikja ime- foli ngadalë- ti ke marr një zotim, shumë njerëz presin e nde ngrohtësinë tënde. Shumë të tjerë kanë nevojë për ushqim. Nëse këto piktura shiten, parat e tyre mund të shkojnë për të ndihmuar. Ke vendosur të mos japësh më dashuri? Ku shkoj optimizmi tënd? Sa plane kishe bërë ? Më thuaj, i harrove premtimet?
Lotët po mbulonin faqet e saj dhe lotët e mi po digjnin fytyrën time.
U ulëm në divani. I tregova çfarë ndodhi me mua dhe Majk. Folëm deri në të gëdhirë.
Qetësia ime po rikthehej edhe njëherë.
Pas asaj dite me Majkun nuk u takova më.
Vonë shumë vonë, mora vesh për vdekjen e tij. Majku ishte simboli i dashurisë sime. I vetmi që i fala bukurinë e shpirtit tim.
……………….

Zhurmat e bisedave aty pranë më kthyen nga kujtimet. Ishin vizitorët e fundit. Po komentonin pikturën time. I shihja dhe i falenderoja në heshtje.
Më hodhën një vështrim të shpejt. Shkëmbyem shikimet. Më përshëndetën me dashamirësi. Ndoshta më njihnin.
Kisha mbetur e vetme në Galerinë e Arteve.
Kalova dorën mbi flokët e mi. u sigurova që karfica ishte aty.
Tabloja" STRESI" përballë meje.
E mbajta për vite të tëra në dhomën time.
Miqtë m’u lutën për ta ekspozuar.
Ishin të sigurt në suksesin e saj.
Sot me atë këtu pranë, më shumë se gjysëm grua.