Alma Jahja
Bota!
Bota s`është e gjitha e keqe,
duhet të dish të ecësh në të!
Nuk kalohet deti në këmbe,
detet s`janë rrugë,
Jan tjetër gjë!
Nuk e di ç`ndodh po të jemi të dy një,
por mirë di vetem një gjë,
mëngjesi do lindë aq sa dita s`e nxë!
Në këtë botë dhe muret kanë veshë,
diku dëgjon edhe tinguj,
por tingulli i Dashurisë është krejt tjetër gjë!
Bota s`është e gjitha e keqe,
vetem se,
çdo ditë që ikën, s`kthehet më!
Një gjë dua ta them me zë.
Në botë gratë janë Perëndi,
Burrat janë krejt tjetër gjë!
Nga kjo botë, asgjë s`ikën me dëshirë,
dhe pse e mallkojmë dhe e duam atë!
Në botë perfektja nuk ekziston,
edhe qielli çdo ditë gabon!
Dhe dielli, hëna, yjet çdo gjë bëjnë faj,
Ah!
Krejt tjetër gjë, është njerëzia e saj!
Bota, bota është femër!
Ej...!
Ndaj s`shkulen themelet e saj!
duhet të dish të ecësh në të!
Nuk kalohet deti në këmbe,
detet s`janë rrugë,
Jan tjetër gjë!
Nuk e di ç`ndodh po të jemi të dy një,
por mirë di vetem një gjë,
mëngjesi do lindë aq sa dita s`e nxë!
Në këtë botë dhe muret kanë veshë,
diku dëgjon edhe tinguj,
por tingulli i Dashurisë është krejt tjetër gjë!
Bota s`është e gjitha e keqe,
vetem se,
çdo ditë që ikën, s`kthehet më!
Një gjë dua ta them me zë.
Në botë gratë janë Perëndi,
Burrat janë krejt tjetër gjë!
Nga kjo botë, asgjë s`ikën me dëshirë,
dhe pse e mallkojmë dhe e duam atë!
Në botë perfektja nuk ekziston,
edhe qielli çdo ditë gabon!
Dhe dielli, hëna, yjet çdo gjë bëjnë faj,
Ah!
Krejt tjetër gjë, është njerëzia e saj!
Bota, bota është femër!
Ej...!
Ndaj s`shkulen themelet e saj!