>
LETERSISHQIP
Altuna Hyseni

Mësuesi Im I Parë​

Kurrë s'e harroj​
Mësuesin tim të parë, ​
M'i mësoi shkronjat​
dhe numrat me radhë.​

Nga shkronjat në rrokje, ​
Nga rrokjet në fjalë, ​
Nga fjalët tregime​
Dhe më pas përrallë.​

Edhe pse vetëm dy vite​
ishe mësuesi im, ​
Gjithmonë të konsiderova​
Si prindin tim.​

Tërë këto vargje, ​
Tërë këtë poezi, ​
T'a kushtova ty​
Mësuesi im.​