>
LETERSISHQIP
Ambra Avdo

Dua Të Harroj

Dua të harroj, por s'harroj dot.
Dua të shkatërroj, por nuk kam forcë.
Dua të luftoj, por jam e humbur.

Sa e hidhur është jeta,
sa e vrazhdë është e vërteta,
ngushëlluese është poezia
kur përbrënda të pushton vetmia.

Është natë dhe yjet nuk ndriçojnë,
sot çdo gjë është e zymtë
ashtu si shpirti im.

E adhuroja qiellin
sepse me dhuronte ëndrrat,
ndërkohë që yjet
më jepnin besimin.

Dua të harroj por s'harroj dot.
Vazhdoj të eci pa e ditur se ku po shkoj,
çdo shpresë ka humbur sot.

S'ka rrugëdalje për një zemër të thyer,
s'ka shpëtim për një shpirt të vyer.
Eh... si mund të harrohet një ëndërr dashurie
realiteti i së cilës ish' veç dhimbje.

Dua të harroj por s'harroj dot.
Nuk harrohet një jetë që ka pasur vetëm lot.