>
LETERSISHQIP

Merrma Dashurinë

Retë ikën tutje
Hëna s'ka shkëlqim
Për puthjen tënde
Pret shpirti im.

Terri u bë dritë
Rruga kur ti vjen
Pa aromën tende
As dielli s'më vlen.

Jam larg nga ti
Lulja cel mërzinë
Era sfryn mbi dhe
Merrma dashurinë.