>
LETERSISHQIP

Koprraci

Gjithë natën, paranë ëndërove
Biles, dhe në mëngjes, dorështrënguar u zgjove
Për shpenzime, gruan s'e le të bën as gëk
Por dhe kur flije, paratë i mbaje nën jastëk

Ju, ore koprrac, kurrë s'u ngopët
Madje ju hani më shumë se lopët
Po ju, dihet, për para jetoni
Madje pandehni se përgjithmonë do rroni

Lypësi i ngratë, të kërkoi lekë
Por ti lekët i pate futur në brekë
Ti, ore koprrac dinak
Shpesh po bëhesh qesharak

Eh, ti moj kohë ike dhe kalove
E ti, more kurnac, koprracinë s'e shërove
Jeto ore koprrac, jeto e rro
Por se qefini s'ka xhepa, mos harro!

DËRGOI: