>
LETERSISHQIP
Anisa Ismaili

Sot

Sot mami im e humbi shoqen e jetës së saj, dua të qaj.
Sot mora një thirrje nga larg, eja tek unë… dua të qaj.
Dua të bërtas e zëri im të dëgjohet deri në qiell,
larg e më larg, dua të çjerrem derisa ta humb
edhe forcën e fundit që kam në trup.
Sot ndihem kështu e nesër a do të qesh?
Jo, dua të qaj e të shkoj tek ai,
në atë vend të huaj dhe të bukur,
të jem me të së paku për një kohë, t’i shijoj ato çaste që vetëm i mendoj.
Dua të ikë prej këtu, as kokën të mos e kthej prapa, të lë punën, të lë…
gjithçka, për vetëm një javë.
Dua të futem si margaritar në guacë e të humb diku në det,
e atje do të më presë Ai, përtej Oqeanit.
Dua të qaj e nesër a do të qesh!!!

Më shumë nga Anisa Ismaili