>
LETERSISHQIP

Mos Kujto Se…

Mos kujto se nuk e di,
kur ndërsa më flet,
dora e mendjes tënde,
ashtu si pa mëndje
çorapet m’i heq
dhe verbërisht, shkathtësisht bredh
përgjatë kofshës sime.

Mos kujto
se nuk e di
që ti e di
se gjithçka them
është një veshje.
Shqipëroi Maksim Rakipaj