>
LETERSISHQIP
Poet Anonim

Dëgjoi Bijtë E Tu

S'mundë të shkruaj për dashurinë
Kur po zien vendi imë
Ku nuk kanë as buk të hanë
Ku po lutën per vatan

Nuk mundem te rrijë i qetë
I dniej sado larguar
Zërat e tyre buçasin
Jamë dhe unë i revoltuar

E meruan këtë popull
Njëri djalli e tjetri dreqi
Si nuk doli një atdhetarë
Shqipërin të na i ndreçi

I kanë bërë flasin me vete
Dhe nuk dijnë kujt t'i besojn
Vetëm zoti u ka ngelur
Nga skëterra t'i shpëtojn

Kështu i mbaj mendë gjithmonë
Të drejtat duke kërkuar
Mos është koha per ndryshim
Ta lini mënjanë partinë?

Jeni të gjithë shqiptarë
Vëllezër edhe motra
Mos u ndani nëpër grupe
Se nuk ju dëgjonë as bota

Mbani afër fëmijët tuaj
Mos të plakeni në vetmi
Mos u blini me të holla
S'kan as vlerë as prokopi

Shqipëri e mjera ti
Që përbuz dhe bijtë e tu
Po të flas me fjalë zemre
Ndajë dëgjoj dhe kësaj here

Mbajj ngrohtë në gjirin tënde
Ata pak që të kan ngelur
Janë të tut nuk janë të boc
Të kanë larë me gjakë të derdhur