>
LETERSISHQIP
Arben Duka

Ne Dhe Shqiperia

Shperndare pa fund dhe pa fillim,
Si zogjte e korbit neper bote,
Mallkuar qofsh o vendi im,
Qe as me buke nuk na mban dot.<

Ca sharlatane, ca ujqeri,
Na turperuan njemije breza,
Moj rrenjedala Shqiperi,
C'm'i pate ditet kaq te zeza.

Gjithe djaleria qe ti nxore,
Dhe nuk i ndave kurre prej pragut,
Shkrihen cdo dite si vese debore,
Se bejne punen e zezakut.

Nje pike uje t'u kerkosh,
Dot nga asnje nuk merr pergjigje,
Ndaj lidh ne koke shami te zeze,
Dhe uleri brigje me brigje.

Vite dhe shekuj pa meshire,
Moj Shqiperi sa shume te treten,
Qe kur ka lindur Europa,
Ti si nje qyqe mbete vetem.

Sikur te biesh ne gremine,
Kjo bote-kurve s'leviz as gishtin,
Rrron Izraeli shume me mire,
Edhe pse vari Jezu Krishtin.