>
LETERSISHQIP

Ferizit Me Shoke

Që në kohën e fëmijërisë,
Kur babai i Ferizit kundërshtonte shkitë.
Me vllezër e motra duke u rritë,
Në zemër kishin bashkimin e Shqipërisë.

Kur i mbushi tetëmbëdhjetë vjet,
Tamam si burrë udhëhoqi protestë!
Për të mbrojtur Kosovën,
Që atëherë e bëri sprovën.

Në studime ishte i mirë,
U ndihmonte shokëve pa u lodhur,
Çdokund i dashur dhe i lirë.
Përcillte situatën, që ishte duke ndodhur.

Dhe lëvizja mori hov,
Ferizi mbrenda u ndodh,
Si me shkencë e dituri,
Me pushkë për liri.

Në tërë kosovën filluan luftime,
UÇK-ja trime me shumë ushtarë.
Si dhe NATO-ja me bombardime,
Sërbët i kthyen nga kanë ardhë.


Edhe në malet e Kaçanikut
Shpata, Bardhi, Xheladini, dhe të tjerë
vunë themelet e pavarësisë.
Ushtarët sërb ua vranë, tankset ua kanë djegë.

Pishtarët e lirisë mbetën të gjallë
Ka një kuptim të madh sot liria
S'do ua lëmë punën pa e vazhduar vallë?
Do punojmë deri sa të bashkohet Shqipëria.


Çlirimtarë, ne jemi me ju
Do të punojmë për atdhe gjithmonë
Trojet tona me i bashkuar
Do i nderojmë dëshmorët tonë.