>
LETERSISHQIP
Ardi Omeri

Pushtomë Shpirtin...

Etjen time me puthje shuaje,
Mos lër buzët në kërkim ëndrre të thahen,
Ki mirësinë ti bindesh tëndit instinkt,
Në përrallën e ëndrrave të përbashkëta...
Të mos ndahen...!
Në errësirën e tundimit pa ngjyre
Thirre djallin tim të skuqur...
...nga dëshira për ty...
Mes miliona grimcash me ajër të ndotur
Nga epshe pa fund...
Ti zgjidh, që veç epshi im të hyjë...!
Lërmë të këndoj këngën e Simbad detarit,
Të hirushes e të borëbardhës
Mes hireve që pashë e s’pashë...
Që ndjeva në prekje të pafajshme
Lërmë të çmendem si një shenjt
...i përrallosur...!!!
Kur të ndjesh shpirtin të fluturojë
Në gjithësinë e parajsës së pafund
Merre peng shpirtin tim...
Futu në të e pushto...
Shenjtin e bardhë,
në epsh të kuq djallosur...!