>
LETERSISHQIP
Argjend Hasani

Pellgu I Harresës

Fytafyt u ndeshët
Me teket mitike
Në tehet e kohës.

Nuk duruat dosat
Që t’jua vidhnin dritën
Në rininë e brishtë.

Nëpër mejdane
Vërshuat si viganë,
Duke e vrarë robërinë.

Sot, si për kob,
Bie daullja e lakmisë,
Për vallen e shthurjes.

Të ngujuar ju lanë,
Në pellgun e harresës,
Dhe "ata" mëkatet i lajnë me turp.