Arjana Fetahu Gaba
O Flamur Je Shqipëri
O flamur të kam në gjak,
Je betimi që marr hak,
Për Atdhe turrem në flakë,
Je në gjoksin tim i dlirë,
Si një lule bukur mbirë,
Me ty jam Shqiptar i ilirë.
O flamur je Shqipëri,
Je Kosovë, je Çamëri,
Je Atdhe, je dashuri!
Je fuqia e një sharkie,
Je buzëqeshja e një fëmije,
Rritur në ninullë lirie,
Të valvitesh mot më mot,
N'tokë të babës të jem zot,
Të mos shoh të nënës lot.
Je betimi që marr hak,
Për Atdhe turrem në flakë,
Je në gjoksin tim i dlirë,
Si një lule bukur mbirë,
Me ty jam Shqiptar i ilirë.
O flamur je Shqipëri,
Je Kosovë, je Çamëri,
Je Atdhe, je dashuri!
Je fuqia e një sharkie,
Je buzëqeshja e një fëmije,
Rritur në ninullë lirie,
Të valvitesh mot më mot,
N'tokë të babës të jem zot,
Të mos shoh të nënës lot.
USA, NEW JERSEY, November, 2020
Më shumë nga Arjana Fetahu Gaba
- Erdha Nënë Çamëri
- Unë Të Njoh Fare Mirë
- Djalit Tim I Duken Përralla
- Dashuria Flet Dhe Ne Heshtje
- E Në Më Dashuron Si Thua...
- Për Vete Kësaj Here!!
- Kam Njëmijë Arsye
- E Ëmbla E Hidhur Dashuri
- Jeta Ime Është Imja
- Nuk Di Në Të Ka Zënë Malli
- Trishtim
- Sa Dua Ty Të Të Harroj
- Grua
- A Je Ëngjëll A Mos Je Djall
- S'të Pret Njeri
- Pa Ty
Komente 0