>
LETERSISHQIP

Ferizit

Kurr ankimi
Nuk e kaploj
Kurr poshtrimin
Nuk e duroj.

Në luftë për liri
U nis pa përtesë
Shkaut në befasi
Në ballë me ia ndezë.

Zemrën kishte nga çeliku
Ecte maleve e shkrepave
Qëllonte ku s'priste armiku
I gjallë u mbet brezave.

Kishte trimërinë
Sikur Bajram Curri
Të lartë e kishte diturinë
Heroi ynë Feriz Guri.

Populli i Kosovës
Dhe më qëndron
Nga rruga e fitores
Asgje se largon.