Arjola Metaliaj
Shqipëria E Të Vobektit
E mjeruar
Pikëlluar
Paksa ndoshta zemëruar
Djem e vajza të larguar
Fatzezë a thua ta kenë mallkuar
Shqipëri e dëshpëruar
Sytë drejt të huajve për ta shpëtuar
E në djall të vejë kjo fasadë e shëmtuar
Pa hë!
Pse s'i thoni Lasgushit ç'u bë me Poradecin?
Po gjuhën shqipe Fishtës vallë ç'ia gjeti?
Po lumenjtë e kulluar te Naimit pse më s'po ecin?
Po flamurin gjak të Nolit me ujë kush e treti?
Pse nuk ngrihemi dhe një herë
Të shpëtojmë Shqipërinë e mjerë
Shqipërinë tonë me kaq vlerë
Mos ta braktisim më asnjëherë
E ja ku e keni pra shqiptarë!
Mundësinë mëmëdheut për t'i dhënë një shanc
Çohuni pra!
T'i tregojmë botës mbarë se ne jemi shqipëtarë!

Më shumë nga Arjola Metaliaj
Komente 0