Armela Hysi
Lamtumirë
Dke të dashur
Më shumë se kurrë,
Pikërisht tani,
Po iki.
Në mos...
Shpirti im do të zvarritet
Në luginat e ajeta të pritjes
Deri sa të vdes urije.
Po iki.
Malli, si filli i Arianidës, Tezeut,
Do të më tregoi rrugën e kthimit
Në labirinthin e kapriços,
Veç...nuk do të kthehem.
Fuqit më kanë lënë,
Ta nis nga fillimi
Udhën e shpresës.
Po iki
Të mos kem ç'të pres.
Me qindra letra
Që kurrë s'do të nisen,
Do të shkruaj
Gjithnjë do ta mbyll tek numri i fundit telefonin.
Në muret e dhomës së zbrazët
Do shoh me mendje
Buzëqeshjen tënde
E, sytë e mi të pikëlluar.
Po iki...
Asgjë veç largësisë,
s'më ndan nga ti.
Më shumë se kurrë,
Pikërisht tani,
Po iki.
Në mos...
Shpirti im do të zvarritet
Në luginat e ajeta të pritjes
Deri sa të vdes urije.
Po iki.
Malli, si filli i Arianidës, Tezeut,
Do të më tregoi rrugën e kthimit
Në labirinthin e kapriços,
Veç...nuk do të kthehem.
Fuqit më kanë lënë,
Ta nis nga fillimi
Udhën e shpresës.
Po iki
Të mos kem ç'të pres.
Me qindra letra
Që kurrë s'do të nisen,
Do të shkruaj
Gjithnjë do ta mbyll tek numri i fundit telefonin.
Në muret e dhomës së zbrazët
Do shoh me mendje
Buzëqeshjen tënde
E, sytë e mi të pikëlluar.
Po iki...
Asgjë veç largësisë,
s'më ndan nga ti.