>
LETERSISHQIP

A Erdhi Viti I Ri?

Bredhat ndrisin porsi diell
Pikla bore nga ai qiell
Po feston sot njerëzia
Le të nisë harmonia
Le të vijë viti i ri
Plot përplot me mirësi
Vallë ky vit po ekziston
Po feston e po ndihmon
Borë e bardhë ec ngadalë
Sa dhurata do na falë?
Ylli lart po ndriçon
Familja ime po gëzon
Kush krijoi këtë ditë
Qoftë e madhe kjo elitë
Ndriçon bredhi ndriçon toka
Po gëzon e gjithë bota
Ku je borë që qeshim
Së luajturi të mos rreshtim
Dorën time mos lësho
Buzë greminës më ndihmo
Xixat në atë qiell
Po ndriçon ai diell
Po ndriçon tek ty
Tek luajmë të dy

DËRGOI: