>
LETERSISHQIP

Rrathët Fluturues

Ky qiell i pafund
A është nga ne a s’është
Këta yje
A janë të gjallë a të pashpirt.

Miqtë duhet të jenë
Brenda këtij qielli
Armiqtë duhet të jenë.

Nëse këta yje janë të gjallë
Edhe dheu duhet të ketë shpirt,
Duhet të merret frymë
Të jetohet, të vdiset.

Njerëzit s’i durojnë dot
Zbrazëtisë së këtij qielli
Vetmitar në një botë të vogël
S’mund të jetojë me një grusht njerëz.

Qielli duhet të ketë shpirt.
Shpirt në yje,
Na ngjajnë apo s’na ngjajnë neve
Miqtë apo armiqtë.

Në botën tonë duhet të vijnë,
Nga uji ynë të pinë.
Shqipëroi: Alban Tartari

Më shumë nga Bulent Ecevit