>
LETERSISHQIP
Barbara Brussa

Dhe Ti Kujtoje Se…

Ëndrrat e mia farkëtoja
qark buzëve të tua.
Të fshehtat e mia të rrëfeja
në fshehtësinë e një heshtjeje që flet
Përzjeja të shkuarën tonë të ndryshme
me krijue magjinë e së tashmes së njëjtë
Plot besim t’i besova shpresat
që brenda shpirtit pata
ndërsa hëna buzëqeshte bashkëpuntore
tek më shihte në xhepat e zemrës kur fusja
buzagazin tënd mahnitës
e dritën e kthjellët të syve të tu
Mrekullia qe
se tok kaptuam
cakun e Ndjenjës
me një prekje buzësh
Dhe ti kujtoje se
qe vetëm një puthje.
Shqipëroi Maksim Rakipaj