>
LETERSISHQIP
Bardhyl Londo

Requiem

Pasi i hengren te gjitha banketet
Pasi i shijun te gjitha presidiumet,
Pasi i moren te gjitha cmimet, te gjithe titujt,
Pasi i bene te gjitha udhetimet jashte shtetit,
Befas nje mengjes folen krejt ndryshe:
Ate qe kemi puthur, ta peshtyjme tani.

Dhe zgjaten duart prape drejt banketeve, cmimeve,
titujve, udhetimeve...
Rituali i ripertypjes filloi ne remaxhor:
pertyppeshty, peshtypertyp...

Zoti te ruajt, demokraci!