>
LETERSISHQIP

Ktheja Shpirtin Rrugëve Të Qarrshisë

Kurr mos t’pafsha kaq të thatë un ma…
Moj Gjakovë, ah moj Gjakova e ime!
Ngjallu i’ her, se kjo pamje hije s’t’ka,
e na knaq shpirtin, me kangë e gëzime.

Her’n e shkueme, kur erdha me t’pa,
s’mu ngi syni nga e jotja bukuri…
Me lot n’sy, prap mu desht me u nda,
tui mallkue mbeta, un prap fatin e zi.

Ashtu t’mekun dikush t’kish filmue,
thue se shpirtë ti po don me dhanë…
Mos guxo pra, as kët her me u dorëzue,
se kot s’mburrem, me ty vendlindja nanë…

Ktheja vetit njat pamjen që ke pasë,
shndritna rrugët me buzqeshje t’rinisë…
Kështu shpraz’t, zemren po ma plasë,
ktheja shpirtin, prap rrugëve të Qarrshisë…