Benjamin Krasniqi
O Toka Ime
O toka ime e lashtë
pive gjakun e shumëkujt
Etjen nuk u shuajte asnjëherë
as dhembja nuk t'u ndal me shekuj
Rrallë qeshe, madje edhe atëherë kur qeshe, lotët të përcollën.
Vaj e lot jeta të shkoi.
Ti që pive gjakun e Adem Jasharit, ti ushqeve gjarprin dhe hienat
Ti që u ngope me mishin e trimave, ushqeve ujqit dhe kërmijtë
O vendi im i përvuajtur dhe i gjakosur
Të vodhën hajnat që luftën e përdorën për vjedhje
O vendi im, bahçe e kriminelëve
Mjeku ka humbur humanitetin dhe është bërë kasap
Vdes në sytë e tij e nëse nuk ke para nuk të ndihmon
Politikani është bërë hajn
po na e vjedhin të tashmen dhe të ardhmen
nga malok e të leckosur, sot janë bërë "esnaf" e aristokratë
analfabetë me diploma
mbyten për karrige e privilegje
të shohin si delen e pjekur, gati për të të ndarë dhe ngrënë
Mësuesi është bërë palaqo
i padijshëm e "dije" u jep fëmijëve
Shkolla është pista e modës, e arena e gladiatorëve
Jeta nuk ka asnjë vlerë
O Kosova ime
invalidi i luftës jeton pa kulm mbi kokë
e shet gjakun për bukën e gojës
Këtu fëmiju mbytet duke qenë në barkun e nënës
Na ka humbur mëshira e ndjenja
Zemrat e gurosura nuk kanë dhembje edhe kur jetimi qanë për bukë
as kur lokja e verbër jeton e vetme në fshatin e harruar
e as kur plaku vdes në rrugë e askush nuk e ndihmon.

Komente 0