>
LETERSISHQIP
Besart Ramiz Tafaj

Vendi Jem

Shqipëri, ti vendi jem 
Për ty flak' u kallsha n'zjerm
Thell' prej zemres  t'them këto fjal'
Jeta jëme ty t'qoftë fal'...

Trupi jem u dheztë si kasht'
N'qoftë se i ditë nuk kam me t'dasht'
Marren teme mos e laftë as deti
N'qoftë se i ditë unë t'ndaj prej veti

Penen tëme e mbuloft' pluhni
n'qoftë se vargje per ty s' shkrue
Mue naten mos m'marrt' gjumi
N'andrra t'mijat n'mos paç qillue 

E hupt' Zoti emnin tem
N'qoftë se i ditë harroj Vendlindjen
Porsi pisha u kallsha n'zjerm
Nëse ty unë ta kthej shpinen

Per mue kurr mos ardhte pranvera
N'qoftë se t'ndrroj me vende t’tjera
Mue dielli mos m'baft' drit'
Për vend temin n'mos kofsha rrit'

Mue ai diell mor  kurrë mos m'nxeft'
Veshi jem kurrë mos njeft'
Jeta jëme past' marue
N'qoftë se i dit' kam me t'mohue. ...

Mos pastë kush me nëjt me mue
Mbetsha vet si zog i true
Kurrë mos mujsha me fol me goj
N'qoftë se i kangë për ty se knoj...

Vendi jem ...
lashtësi shekullore 
mrekulli hyjnore
T'past' bekue i Madhi Zot
Dritë paç për jetë e mot.
Tropojë, Tetor 2015