>
LETERSISHQIP

Muzg Malli

Digjet qielli matanë botës
e muzgu ka shije përtokalli
këtej anës pikon shi
në të cara malli…
Si qershi e fishkur ëndrra
që vjelja dot nuk e mori
lahet me ujë të ngrohtë drite
që etja buzët ja zhuriti
Një, dy, tre javet
pastaj numurat bëhen prej inati
që vetëm mjekra në shpinë
i bën paqe që shtriqet flladit.
Matanë largut bën rrathë koha
shije malli…
ardhur kaq vonë mungoj prapë
kur zgjatesh diellin në gji të marësh.
Përplasem tokës së lagur
e pres agun….

Më shumë nga Bledi Trebicka