>
LETERSISHQIP
Blertë Zogaj

Ardhmëria E Kosovës

O vendi im i dashur, çfarë po ndodh me ty, çfarë po të bëjnë ty, pse po largohen nga ti, po të lëjnë të vetëm?
O vendi im i dashur, çfarë ke të keqe ti, më trego mua, pse nuk po jetojnë më në zemrën tënde.
Askush nuk të do ty, po të përulin bijtë e tu, por bëhu krenare me ata që dhanë jetën për të shpëtuar ty, krenohu me ata që po të ngritin flamurin tënd në shumë vende të botës ku ata ende s’na njohin, e bijtë e tu po të përfaqësojnë, po të ngritin ku ti aty e MERITON.
Krenohu me atë që po të sjellin dhe po bëjnë më të mirën për ty.
KOSOVË! Zgjohu nga gjumi, nga ai gjumë i keq që të ka zënë kohët e fundit, zgjohu dhe kthjellu, mos rri më në këtë mjegull. A nuk të zgjojnë gjithë ato vetëtima e bubullima që janë? A ndoshta ti nuk i dëgjon. A nuk të shqetësojnë? A nuk të zgjuan nga gjumi?
Si të zgjohesh kur nuk të lënë të qetë Serbët e Veriut që duan të na marrin vendin më të bukur të KOSOVË-s. A nuk janë pak Presheva, Bujanovci e Medvexha që janë bërë të Serbisë? A po ti ende nuk e di që bijtë e tu kanë marr armiqtë tanë që duan të na shkatërrojnë, dhe që thonë KOSOVA ËSHTË SERBI.
A nuk e ke parë se sa shumë dëme ka shkaktuar lufta e viteve 1998-1999 ku armiku yt më i madh largoi bijtë e tu nga vendi, të mori shumë bij që dhanë jetën për ty. A ti nuk e ke parë sepse ke qenë në gjumë kur armiku të ka luftuar.
KOSOVË! Bijtë e tu i falenderohen Amerikë-s, ku ajo të hoqi nga shkatërrimi i armikut ku edhe sot mendon të të sundojë. Ajo gjithmonë të ka në mendje dhe asnjëherë nuk do të lënë të qetë. A nuk e di që nënat kërkojnë trupat e pagjetur të bijve të tyre që armiqtë e tu i mbytën, i masakruan dhe i varrosën por nuk i lanë gjurmët e tyre.
KOSOVË! Erdhi koha të zgjohesh mjaftë ke qëndruar në atë mjegull, të kërcenuan, të përulën, të masakruan, të shkatërruan. KOSOVË! Mjaftë i durove këto bubullima që të vunë në këtë gjumë ata që asnjëherë nuk do të lënë të qetë.
KOSOVË! Zgjohu, erdhi koha të shikosh se sa ke ndryshuar, shiko ku janë bijt e tu që të duan, shiko dhe bëhu krenar me ata që po të përfaqësojnë në shumë vende të botës, shiko se si disa nga ata po të përulin por disa nga ata po tregojnë se kush është KOSOVA. Edhe pse një shtet i vogël por me emër të madh.
KOSOVË! Edhe pse e shkatërruar nga shumë luftra prap se prap ti mbijetove gjithë atyre shkatërrimeve, vuajtjeve që kanë bërë serbët bijve tu, sot mbush 12 vite je një shtet me shumë fuqi dhe jemi krenar me ty që jemi nga ky vend.