Brikena Qama
Përtej Vrimës Së Çelësit
Ndër gishta ende mbante përdredhur
rruzaren e perltë
dhuratë e një tjetër patosi të sapo shterur
Iu desh kohë të përzërë dremitjen
e të gjejë rrugën drej rubinetit zhurmues që s’pushonte së pikuari
Para se të hapte kanatat e drunjta të grilave
tërhoqi shkarazi cepin e këmishës (mbërthyer vëngër)
e mbuloi instiktivisht pubisin.
Në kthim
vendosi me kujdes rruzaren
në sendukun ku mbante kyçur hiret e saj.

Më shumë nga Brikena Qama
Komente 0