D. C. Marlot
Tepër Vonë
I vetëm, pa njeri,
Veç mërzi pa kufij,
Një jetë pa lumturi,
Dhe me burra si fëmijë;
Kërkon pak qetësi,
Por s’do gjesh, a e di?
Ka vetëm pabesi,
S’ka bukuri e çiltërsi,
Ka udhëheqës pa dhunti,
Ka zhurmë e gjullurdi,
Imoralë me trimëri,
Maskarenj e rrugaçëri;
Nuk ka shoqëri,
As dashuri e burrëri,
Nuk ka dashamirësi,
Veç parallinj me bamirësi,
E intelektualë pa dituri.
Me kohen unë po tretem,
Në kujtime nuk do të mbetem,
Se kam qenë shpirt i lirë,
Por i humbur në errësirë,
Mos kujtoni se s’ju kuptoj,
Por nuk ka kohë të mendoj,
Tashmë është e kotë,
Askënd nuk ndihmoj dot,
Edhe pse jam perpjekur,
Kurrë nuk më keni ndjekur,
Veten tuaj dëmtoni,
Sa më larg të më qëndroni,
Ejani! Sulmoni me çka keni,
Vërsuluni të gjithë sa jeni,
Një arsye më mban mbi tokë,
Dhe fjalen nuk e thyej dot,
Sakrifikoni sa të doni,
Prapë do ta shikoni,
Se nuk mposhtem kollaj,
Veten më kembe e mbaj,
Do të derdhet gjak e lotë,
Por nuk do të bie dot,
Veç për nënë e veç për babë,
Dhe për familjen e artë,
E tek ta nuk mund të afroheni,
Se një mur do të vëzhgoni,
Një mur që kullon gjak,
Por nuk rrëzohet aspak,
Prandaj ta dini mirë,
Dashuria nuk falet me pahir,
Edhe unë nuk ju fal dot,
Se boll jam lodhur kot,
Ju jeni mbeturina pa fytyrë,
Krijuat veçse mynxyrë,
Për sa kohë unë jetoj,
Ta dini se s’harroj,
Do të më keni armik perjetë,
Dhe e keqja veç humbet.
Veç mërzi pa kufij,
Një jetë pa lumturi,
Dhe me burra si fëmijë;
Kërkon pak qetësi,
Por s’do gjesh, a e di?
Ka vetëm pabesi,
S’ka bukuri e çiltërsi,
Ka udhëheqës pa dhunti,
Ka zhurmë e gjullurdi,
Imoralë me trimëri,
Maskarenj e rrugaçëri;
Nuk ka shoqëri,
As dashuri e burrëri,
Nuk ka dashamirësi,
Veç parallinj me bamirësi,
E intelektualë pa dituri.
Me kohen unë po tretem,
Në kujtime nuk do të mbetem,
Se kam qenë shpirt i lirë,
Por i humbur në errësirë,
Mos kujtoni se s’ju kuptoj,
Por nuk ka kohë të mendoj,
Tashmë është e kotë,
Askënd nuk ndihmoj dot,
Edhe pse jam perpjekur,
Kurrë nuk më keni ndjekur,
Veten tuaj dëmtoni,
Sa më larg të më qëndroni,
Ejani! Sulmoni me çka keni,
Vërsuluni të gjithë sa jeni,
Një arsye më mban mbi tokë,
Dhe fjalen nuk e thyej dot,
Sakrifikoni sa të doni,
Prapë do ta shikoni,
Se nuk mposhtem kollaj,
Veten më kembe e mbaj,
Do të derdhet gjak e lotë,
Por nuk do të bie dot,
Veç për nënë e veç për babë,
Dhe për familjen e artë,
E tek ta nuk mund të afroheni,
Se një mur do të vëzhgoni,
Një mur që kullon gjak,
Por nuk rrëzohet aspak,
Prandaj ta dini mirë,
Dashuria nuk falet me pahir,
Edhe unë nuk ju fal dot,
Se boll jam lodhur kot,
Ju jeni mbeturina pa fytyrë,
Krijuat veçse mynxyrë,
Për sa kohë unë jetoj,
Ta dini se s’harroj,
Do të më keni armik perjetë,
Dhe e keqja veç humbet.