Daniel Gazulli
Pak Dhe Të Shkriftë
Nesër,
mbi rrasën e lëmuet të varrit tim
me shkronja të derdhuna le të shënojnë
emën e mbiemën,
asgja ma shumë.
E largët asht lindja, tepër e largët,
askush s’e di;
dhe nëse ndonjeni do të pysë:
Rron apo ka vdekë?
Mos u nxitoni të përgjigjeni.
Përse të mundoheni më kot
të shkrueni ma shumë?
Përse të shprehni dhimbshuni?
A nuk kisha unë edhe me vdekjen feeling?
(Ndoshta ndonjë kalimtar
për në varret e të tijëve
do të lajë edhe fjalë të jargëta, ani.
Do të thotë se isha pijanik, bie fjala,
po askush s’ do ta besojë po të thotë
se nuk e desha edhe atë,
fjalëjargëtin).
Unë as që e kërkova atë rrasë të lëmuet.
Do të kisha preferue
mbi varr të kisha dhè të shkriftë
ku të harbonin lulet.
Rrasë të lëmuet le të kenë
ishdrejtori i Bankës,
kryebashkiaku im,
gjyqtarët të gjithë;
ata do të kenë lanë patjetër diçka
që të afërmit t’i shpenzojnë pa kursim;
çfarë lashë unë,
veç dy-tre librave
të papaguem ende plotësisht
redaktorët dhe shtëpia botuese?
Le të kalojnë aty pranë fjalëjargëtit
dhe gazetarët e krrusun, gjithë mundim,
e të thonë se në jetë
paskam pasëshoqni me endacakët;
le të thonë,
por askush nuk mund të thotë se
kur kalon pranë varrit tim
ndjehet aromë e keqe
si tek vorri i doktorit përbri,
që në jetë u jepte ilaçe të shëndoshëve
në raport me mundësinë e blemjes në farmaci.
Kryqi le të jetë i madh dhe i pagdhendun.
Edhe ma i madh ishte ai që mbajta në jetë
në udhëtimin mbrenda vetvetes.
Por le të jetë Kryq i thjeshtë,
jo Kryq i shtrejtë,
si tek varri i fqinjit,
anëtar i shtatë partive (dikush thotë tetë),
dhe pronar i shtatë hoteleve në plazh
dhe i një të teti në qytet, ku, thonë,
e shoqja pret e përcjell lesbiket.
Ata, kryetari, doktori, gjykatësi, të gjithë,
lulet do t’i kenë të gdhenduna në mermer,
lulet mbi varrin tim le të vyshken:
të paktën ato dikur
mbanin aromë dehëse për shpirtin
dhe ditën prisnin e përcillnin flutura,
kurse natën u shkelnin synin yjeve në qiell
dhe lanin petalet me vesën e mëngjesit.
Vetëm pak dhè të shkriftë dhe lule do të kishadashtë,
të ndjehesha i lirë.
O, sa me dhimbsen ata mbi të cilët randojnë shtatoret!
mbi rrasën e lëmuet të varrit tim
me shkronja të derdhuna le të shënojnë
emën e mbiemën,
asgja ma shumë.
E largët asht lindja, tepër e largët,
askush s’e di;
dhe nëse ndonjeni do të pysë:
Rron apo ka vdekë?
Mos u nxitoni të përgjigjeni.
Përse të mundoheni më kot
të shkrueni ma shumë?
Përse të shprehni dhimbshuni?
A nuk kisha unë edhe me vdekjen feeling?
(Ndoshta ndonjë kalimtar
për në varret e të tijëve
do të lajë edhe fjalë të jargëta, ani.
Do të thotë se isha pijanik, bie fjala,
po askush s’ do ta besojë po të thotë
se nuk e desha edhe atë,
fjalëjargëtin).
Unë as që e kërkova atë rrasë të lëmuet.
Do të kisha preferue
mbi varr të kisha dhè të shkriftë
ku të harbonin lulet.
Rrasë të lëmuet le të kenë
ishdrejtori i Bankës,
kryebashkiaku im,
gjyqtarët të gjithë;
ata do të kenë lanë patjetër diçka
që të afërmit t’i shpenzojnë pa kursim;
çfarë lashë unë,
veç dy-tre librave
të papaguem ende plotësisht
redaktorët dhe shtëpia botuese?
Le të kalojnë aty pranë fjalëjargëtit
dhe gazetarët e krrusun, gjithë mundim,
e të thonë se në jetë
paskam pasëshoqni me endacakët;
le të thonë,
por askush nuk mund të thotë se
kur kalon pranë varrit tim
ndjehet aromë e keqe
si tek vorri i doktorit përbri,
që në jetë u jepte ilaçe të shëndoshëve
në raport me mundësinë e blemjes në farmaci.
Kryqi le të jetë i madh dhe i pagdhendun.
Edhe ma i madh ishte ai që mbajta në jetë
në udhëtimin mbrenda vetvetes.
Por le të jetë Kryq i thjeshtë,
jo Kryq i shtrejtë,
si tek varri i fqinjit,
anëtar i shtatë partive (dikush thotë tetë),
dhe pronar i shtatë hoteleve në plazh
dhe i një të teti në qytet, ku, thonë,
e shoqja pret e përcjell lesbiket.
Ata, kryetari, doktori, gjykatësi, të gjithë,
lulet do t’i kenë të gdhenduna në mermer,
lulet mbi varrin tim le të vyshken:
të paktën ato dikur
mbanin aromë dehëse për shpirtin
dhe ditën prisnin e përcillnin flutura,
kurse natën u shkelnin synin yjeve në qiell
dhe lanin petalet me vesën e mëngjesit.
Vetëm pak dhè të shkriftë dhe lule do të kishadashtë,
të ndjehesha i lirë.
O, sa me dhimbsen ata mbi të cilët randojnë shtatoret!
Më shumë nga Daniel Gazulli
Komente 0