>
LETERSISHQIP
Dhimitri Pojanaku

Zemra

S’më ka pyetur asnjëherë për moshën.
Lundron me ditë e më natë në det të hapur
E s’ka nge.
Nëse ndonjë natë të egër dimri
Kthehet në liman për ca gështenja të pjekura
Dhe një gotë me verë,
Atëherë
Edhe mund të më pyesë.

Nuk e di,
Edhe bën vaki.