Diamanta Zalta Nikolaou
Platoniket
Si karamelet, që vetëshkrihen në ëmbëlsi,
të çvendosin në Eden, të bëjnë
për pak të mos jesh më Ti!
Dashuri pa sup, pa brinjë...
e megjithatë aq paqësore
për njerinë.
Koha pa dashuri,
si buka mbetur pa pjekur,
përmbi hi...
Të gjithëve na ka ndodhur të flasim,
fshehur edhe nga vetja, pa zë,
fytyra të na skuqet nga një rrem i bukur,
që me siguri, nga një diell i përbrendshëm ka dalë.
Të kemi ulur kokën... së thithuri më thellë një cigarë.
Pastaj të na bëhet zakon, të vështrojmë qiellin,
kur një fund dite vjen.
Zemrën e çliruar, dhe qetësinë brënda syrit
t´ja falim muzgut që vjen..
Ta marrë...
në hapësirat ku qeshin ujvarat dhe zogjtë,
tingullin t´ja falim ajrit dhe barit të njomë.
E kjo... për aq sa të vijë nata, e qëndisur nga e kaltra,
kur kokën e dëshirës mbështesim në jastëk,
bashkë me veten e panjohur, që na le pa gojë,
për aq pak kohë sa ëndrra, të vdesë e lumtur,
si një bletë e çmuar, përmbi zgjojë.