Dionis Xhafa
Poezia Dhe Kamerieri
Një poezi e kisha shkruar në një cep të një kafeneje, në Stacionin e Trenit,
dhe ia lashë kamerierit ta lexonte, ishte e ndjeshme, për fatin e rinisë që ikën jashtë, nga sytë e këmbët,
dhe nuk e prisja, por u prek kamerieri, e disi lot i dolën, e më tha sy duke lotuar, mbajtur pak se burrë ishte: "Ashtu është vëlla, një kohë e vështirë".
E dola prej lokalit, prej cepit të errët të preferuar, ku më pëlqen të shkruaj,
dhe prapë zhytur në qytet, në përditshmërinë time dhe të njerëzve,
përditë e njëjta, vritesh çdo natë e kohë, e vetëm vritesh, si feniks shndërrohesh,
si Jezusi shpesh tradhtohemi, e ikim, me shpresën se do të ringjallemi një ditë.
E poezinë do ta mbaj, në prehër, në gjoks, në zemër e në shpirt,
se me shkronja e varg do të dëftoj e këndoj tmerrin e lemerinë që na rrethon e na "ha", për çdo send e kohë.
Më "ha" mua, kamerierin, njerëzinë.

Më shumë nga Dionis Xhafa
Komente 0