Dionis Xhafa
Shqiptar
Shtrirë, përtokë, thjesht, e lëshova veten e ula në shesh, "Platia" sipas grekëve,
e shihja si ecin makinat rrugëve të Athinës, si një vajzë sa duket me origjinë shqiptare, shërbente tutje udhës, buzëqeshte rrejshëm për të fituar klientë,
e ndërsa afër m’u afrua një djalë i ri, kamerunas me origjinë, që sa fola me të kishte udhëtuar sa në Greqi, në Holandë e mbarë Europën,
e befas një djalë tjetër që mblidhte kanaçe, me një qese në dorë, se ç’na u afrua.
Më pa drejt e në sy kamerunasi dhe më tha: "Shqiptar ishe ti, të dallova përnjehëre dhe ky djali tjetër, po shqiptar është",
e u habita e ia ktheva, "nga na dallon nga jemi", e shtoi: "Në krahasim me grekët, keni më shumë njolla në fytyrë, prej lodhjes së jetës",
se në fakt dhe mua menjëherë më njohu, e iu afrova djalit e i thashë", "Shqiptar?", "Po", tha. E vijoi udhën e tij, mblidhte hekura, kanaçe, çdo gjë që ia sillte paranë, në shesh, në Platia, në orën 16.40 pasdite, kur automobilat ecnin udhëve të kryeqytetit helen.

Komente 0