>
LETERSISHQIP

Zemra S'kerkon Arsye

Bora si kristal filloi të bie
e të ftohtit ngrinë çdo gjë përrreth
vetëm mua më vlon diqka në zemër,
një ndjenjë që trupin ma rrënqethë!

Jashtë është ftohtë dhe borë
por zemra më vlon mua në gji
kur e prek dhe e shtrëngoj atë dorë
dielli lind edhe n'borë e n'shi.

Zemra pse rrahë s'kërkon arsye
sepse i vetmi për të je ti
koha ndalet vetëm me ty
jeta ime, o dashuri.