>
LETERSISHQIP
Drita Fejza

Takim Me Diellin

Kurrë nuk jam trembur nga jeta
nga askush dhe nga asgjë!!!
gjithmonë kam besuar te e vërteta
edhe pse në heshtje dhe pa zë…

Zgjohu diell i Zemrës!
lotin shndërroje në margaritar për vete
e fjalën e hidhur në mjaltë!
shpërndaj mirësi si valë ndër dete,
…dhe këngën e artë

Këngë që buron nga shpirti im
shpërthe nga buzët e mia

Fluturo drejt lartësive të qiellit
Ndrit e ndiz yje
mos të frikojë kurrë stuhia
..nisu si rreze drite
në kupën qiellore mahnitshëm
shërbe njerëzishëm
vepra ime, ndritshëm!