>
LETERSISHQIP
Dritero Agolli

Pylli Qan Për Sorkadhen

Sorkadhen e zune në qark nje mbremje,
Kur ngrihej pas fleteve ylli,
Naten me mall a me dhembje
Sorkadhen e re a kerkonte pylli.

Kur dita niste te fekse
Sa mbyllej syri i yllit,
Renkonin druret me vese
Dhe s'ishte vese!Ishin lotet e pyllit...